Vendimi i Kushtetueses për Veliajn/ Berisha: E shoh si një dhuratë që Rama i bëri padashje kundërshtarit të tij

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar lajmet se, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt në padinë e bërë në Gjykatën Kushtetuese, kundër Edi Ramës për vendimin e shkarkimit.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë, Berisha u shpreh se, kjo ishte një dhuratë pa dashje e Edi Ramës për kundërshtarin e tij.

Pjesë nga deklarata e kryetarit të PD, Berisha

Pyetje: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ende jo zyrtar, që ka rrëzuar qeverinë dhe ka lënë në detyrë si kryetar bashkie z. Erion Veliaj. Si e komentoni këtë vendim?

Sali Berisha: E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin. Por gjithashtu e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri padashje kundërshtarit të tij.

Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto. Nuk ka moral, sepse Haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, të dy janë të rrëzuar me këtë vendim.

Faleminderit, mirupafshim.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga …