Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje, dokumenti u firmos vetëm në maj të vitit 2025!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp tha se, tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje, dokumenti u firmos vetëm në maj të vitit 2025. Ai tha se, leja e ndërtimit, kjo është famozja Adelajda Roka, është firmosur me 28.5.2025.

“Edi Rama, jo vetëm ka firmosur, por ka shtuar fondin me 150 milionë lekë për studimin e fizibilitetit të tunelit të Llogorasë.

Shtesë që e ka marrë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Pas kthimit nga Turqia dhe pasi anulimit të tenderit, shpallën tenderin përsëri me datën 24 qershor 2021.

Me 3 qershor ishin në Ankara.

Fundi i dorëzimit të dokumenteve ishte data 28.7.2021.

Leja e zhvillimit është firmosur pa u firmosur fituesi i tenderit, 14 ditë përpara.

Gjithçka e paracaktuar.

Gjithçka e rakorduar.

Leja e zhvillimit është firmosur që me datën 13.7.2021.

Leja e ndërtimit, kjo është famozja Adelajda Roka, është firmosur me 28.5.2025.

Shikoni një kryeministër që shkon në Theth dhe i prish shtëpinë e ndërtuar në tokën e tij tjetrit, pse e ke ndërtuar pa leje, ndërkohë ndërton objektin 220 milionë euro pa leje dhe firmos lejen e ndërtimit me 28.5.2025.

A mund ta imagjinoni ju?

Ky është narkoshtet ku ligjet dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë.

Tani më thoni ju mua, lejen e ndërtimit e ka Lubia apo e ka Edi Rama?

Kush i ka lejet e ndërtimit.

Nuk jam këtu për t’i bërë asnjë lloj avokatie, se ju e dini qëndrimin tim ndaj saj, por ajo është një Rahmetlie tani.

Hajduti i vërtetë i kësaj afere, i aeroportit të Vlorës dhe të tjera që do shohim, është Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 …