Nga Luçiano BOÇI
Veliaj u shpall “fitues” në burg e nga sot e tutje sapunin do e kapë me autoritetin të qenit Kryetar bashkie.
Rama del “fitues” pa zgjedhje bashkiake e nga sot e tutje “ka barrën” e të qenit vetë dhe Kryetar bashkie.
Begaj “fitoi” titullin më të lartë “shkencor” që e jep Kryeministri, “Kushtetutorës nderi”.
Gjykata provohet “e ndershme” në virgjërinë e saj, megjithëse pas disa lindjesh rresht me baba biologjik të identifikueshëm.
Loja e vjetër sa vetë njerëzimi kjo:
Një dorë lan tjetrën, të dyja lajmë fytyrën.
Na është shtuar një “këmbë”…por pa zarar…
E vetmja humbje fatale këtu është ajo e besimit.
Një fjalë që në këtë vend ka mbetur pa përkthim praktik.
Në fund fare, asgjë s’ka ndryshuar.
Qytetari vazhdon të presë “godonë” e drejtësisë, ndërsa drejtësia vazhdon t’i shërbejë pushtetit, si kamerier që di paraprakisht porosinë e tavolinës.
Ndërsa lajmet me insinuata pa fishekzjarre, shpërthejnë e ndriçojnë me kaotizëm qiellin.
Kronika vazhdon…
Gazeta RD