Berisha thirrje qytetarëve: Nesër në orën 09:30 tubim paqësor para Parlamentit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një thirrje publike për një tubim paqësor përpara Parlamentit të Shqipërisë mëngjesin e nesërm, në orën 09:30.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestë për të kundërshtuar projektligjin antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë – projektligjin për barazinë gjinore.

“Familja na thërret!”, shkruan Berisha.

Kjo nismë ligjore është kundërshtuar nga të gjitha grupet e interesit, si dhe nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, duke e quajtur një krim kundër traditës shqiptare dhe nocioneve burrë-grua.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Komisionerit të BE/ “Korrupsioni në nivele të larta në Shqipëri kërkon përgjegjësi politike”

DW: Z. Komisioner McGrath, ju keni thënë se Evropa duhet të ketë “tolerancë zero” ndaj …