Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se, këta duan ta kalojnë ligjin kur kombi është në gjumë! Kukulla e Sorosit po sjell propozimin që amerikanët ia rrëzuan me votë Kamala Harris.
Berisha tha se, këta kanë caktuar orën 3 të natës për debatin për këtë ligj, pra, këta duan të kryejnë një krim monstruoz në një kohë kur kombi është në gjumë.
“Për të fshehur krimin e tyre monstruoz, për të fshehur zëvendësimin e të drejtës me ideologjinë më monstruozë të kohës, që është ideologjia e ekstremit të majtë.
Ideologji që synon shpërbërjën e familjes, vlerave të saj.
Ideologji e cila ka vënë në epiqendër identitetin e gjinisë njerëzore, gjininë si të tillë, për të shkatërruar, për t’i mohuar të drejtat themelore të njeriut, për të atakuar të gjitha besimet fetare dhe nocionet e librave të shenjtë për familjen.
Për të vendosur kontrollin e plotë mbi fëmijët dhe gjininë e tyre, jo atë që kanë lindur, por ato që u cakton shkolla dhe shteti nëpërmjet metodave me stimulime me hormone dhe të gjithë të tjerat.
Këta kanë caktuar orën 3 të natës për debatin për këtë ligj.
Pra, këta duan të kryejnë një krim monstruoz në një kohë kur kombi është në gjumë.
Unë u garantoj se ndryshimi i këtij ligji do jetë përparësi absolute abrogimi i tij.
Gjithçka e bazojnë në mashtrim.
Konventa e Stambollit, e firmosur nga PD, në mënyrë absolute nuk bën fjalë për përkatësi të shumëfishta gjinore.
Nuk bën fjalë për gjini me diversitete të shumta.
Po, bën fjalë për mosdiskriminim e burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vëllait, të cilit ne i qëndrojmë,.
Ligji që citojnë këta mashtrues është ligji i orientimit seksual të çdo individi.
Ai ligj nuk është kundërshtuar nga autoritetet fetare të vendit.
Kam pasur rastin që me atë ligj të konsultohem edhe në Vatikan për shkak të një vizite, dhe kanë qenë plotësisht dakord.
Pra, nuk kanë asnjë ngjashmëri.
Është ligj identik me nenin që shpallte Shqipërinë ateiste.
Sepse nëse ndërhyn në themelet e vlerave hyjnore, faktikisht ti rikthehesh tek shoqëritë parafetare, tek shoqëritë ateiste, tek shoqëritë të cilat Marksi kërkonte t’i ndërtonte me humbjen e pronës, këta duan t’i ndërtojnë me mohimin e gjinisë.
Vetëm një gjë u kujtoj, mos harroni premtimin elektoral të zonjës Kamala Harris, e cila u zotua se emigrantëve ilegalë, të cilët dëshirojnë të ndërrojnë gjininë, do t’u marr përsipër me shpenzime shtetërore, operacionet dhe procedurat e ndryshimet të gjinisë.
Kjo ishte oferta e kandidates, të cilën qytetarët amerikanë e hodhën në shumicë të madhe me miliona e miliona vota kundër saj.
Dhe këtë ofertë, këtë ligj, këtë nen e sjell në Shqipëri kukulla e Xhorxh Sorosit, Edi Rama.
Ne do të qëndrojmë fuqishëm këtu në parlament, por nga ana tjetër ne nisim betejën pa kthim para ndërtesës së Këshillit të Ministrave”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD