Berisha: Nuk ndodh kurrë që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale! Qytetarët do nisin betejën para kryeministrisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë seancës plenare në Kuvend u shpreh se, nuk ndodh kurrë që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale dhe se sjellja e mazhorancës tregon mungesë respekti për ligjin dhe parimet themelore.

Berisha theksoi se paketa fiskale është burimi i vërtetë i krijimit të buxhetit dhe se lënia e saj jashtë tërbon procesin legjislativ.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, e dëgjuat vetë që kreu i tyre me 5 mbiemra kërkon që shpjegimi i votës të bëhet para se të votohet.

Kjo kërkesë shpreh të gjithë brendinë psikike, ideologjike, identitare të këtij grupi parlamentar që pranon në krye një person si ai, i cili me një ndërhyrje të tillë tregon se nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë normë. Por unë jam këtu për të thënë dy fjalë.

Në historinë e një vendi kurrë nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale. Sepse është vetëm paketa fiskale burimi i krijimit të atij buxheti.

Kurse ju sillni këtu statistikat kallpe, false për të mashtruar shqiptarët.

Sidoqoftë, para kryeministrisë, qytetarët shqiptarë janë të vendosur të rrisin një betejë në kushte të pabarabarta, por një betejë në të cilën kanë të gjitha të drejtat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …