Berisha: Rama nuk lejon auditin e KLSH se i del Benzi 600 mijë euro! Qytetarët nuk duhet të presin, por duhet të ngrihemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend gjatë prezantimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për ‘vjedhje masive të fondeve publike’ dhe ‘shmangie nga llogaridhënia’.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se largimi i ministrave nga salla e Kuvendit gjatë raportimit të KLSH-së është ‘një akt vetëakuzë’ që tregon frikën e qeveritarëve nga transparenca. ‘Shikoni si ia mbathën si minj njëri pas tjetrit… Ky është një akt i pashembullt. Të parët që duhet të ishin këtu janë ata që kanë administruar 67 miliardë euro të taksapaguesve shqiptarë,’ deklaroi ai.

Duke vlerësuar punën e KLSH-së, kryedemokrati Sali Berisha tha se institucioni ka zbuluar abuzime në vlerën e 900 milionë eurove vetëm për 9 muaj, duke e cilësuar këtë ‘të barabartë me fondin vjetor të pagave apo pensioneve në vend’. Ai akuzoi SPAK-un se ‘ndryn dosjet e opozitës dhe të KLSH-së për pazare politike’.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Berishës iu kushtua aferave korruptive në sektorin e shëndetësisë dhe koncesioneve: ‘Edi Rama, vetëm për sterilizimin, e rriti çmimin 84 herë. Nuk ka gjë më kriminale se të lësh të sëmurët pa ilaçe, ky është krim kundër njerëzimit. Punonjësit e KLSH-së terrorizohen sapo tentojnë të auditojnë kryeministrin. Rama nuk lejon auditin se i del Benzi 600 mijë euro, shishja e verës 33 mijë euro dhe vila me themele 57 metra.’

Në fund të fjalës, kreu i opozitës theksoi se shqiptarët ‘nuk duhet të presin më’, por të reagojnë kundër qeverisë. ‘Dosjet janë sa mali i Dajtit. Heshtja juaj është shkatërrimtare. Duhet të dalim në shesh dhe të përballemi,’  tha kryetari i PD-së, Sali Berisha në parlament.

FJALA E PLOTE

Fotografia në raste të caktuara flet më shumë se vëllimet.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, shikoni se si ia mbathën si minj njëri pas tjetrit, braktisën sallën të gjithë mëkatarët, përveç dy-treve që rrinë kokulur në këtë sallë.

Ky është një akt i pashembullt, kur kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, raporton para këtij parlamenti për t’u informuar ju se si qeveria, qeveritarët, qëndrorë dhe vendorë, përdorin paratë e taksave tuaja, përdorin pronat publike të shtetit, përdorin pasuritë e vendit.

Ministrat ia mbathin një nga një.

Ku i ke pastor?

Ku janë?

Këtu ishin. Bravo të qoftë Damian që qëndrove.

Po, ta them unë haptas.

Por ky është një turp.

Sepse të parët që duhet të ishin këtu, të parët që duhet të merrnin fjalën, të parët që duhet të komentonin ishin ata që kanë administruar në 12 vjet, 67 miliardë para të taksapaguesve shqiptarë.

Ata që kanë administruar mbi 100 miliardë prona publike, pasuri publike të qytetarëve shqiptarë.

Ku janë?

Shiheni qytetarë.

Ja ku janë.

Një akt vetëakuzë.

Një akt pranimi të të gjithë vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.

Zoti kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Unë u falënderoj ju, punonjësit e këtij kontrolli, të cilët në traditën e paraardhësit, keni vazhduar në kushte jashtëzakonisht të vështira, betejën për transparencë për të mbrojtur interesat jetike të qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka punë pa të meta dhe defekte, opor është në meritën tuaj të madhe kur informuat shqiptarët se në 9 muaj ishin vjedhur dhe shpërdoruar rreth 900 milionë.

Ishin vjedhur dhe shpërdoruar pra, fiks i gjithë fondi vjetor i pagave të rrogëtarëve të shtetit. Kaq është shuma. Bilë pak më pak.

Ishin vjedhur dhe shpërdoruar fiks i gjithë fondi vjetor i pensioneve për shqiptarët.

Po!

Kontrolli juaj u bë një avokat i fuqishëm i mbrojtjes së interesave të qytetarëve.

Ju keni meritën e faktimit për herë të parë se si Edi Rama, që vraponte nga një studio në një studio tjetër, me një bisht gërshërë dhe një pincë të thyer për të justifikuar vjedhjen e tmerrshme mbi të sëmurët shqiptarë, se si ky vetëm për sterilizimin e rriti çmimin e sterilizimit 84 herë, në një kohë kur ligji kërkon që koncesioni të sjellë kosto më të ulët, shpenzime më të pakta.

Ju keni dorëzuar me dhjetëra e dhjetëra dosje të abuzimeve masive të ministrave në SPAK.

E vërteta është se shumica dërrmuese e tyre, kanë pasur në atë institucion, që unë dua ta respektoj, por nuk më lejojnë, fatin e padive të opozitës.

Ky është realiteti.

Ne kemi dorëzuar në atë institucion vetëm për krime elektorale mbi 95 dosje.

Ne kemi dorëzuar për korrupsion me dhjetëra e dhjetëra dosje.

Por dosjet e opozitës dhe dosjet e KLSH ndryhen për pazare në sirtarët e tyre.

Unë vlerësoj punën që ju keni bërë në denoncimin e abuzimeve të tmerrshme me ilaçet e të sëmurëve.

Iku zonja, ajo bëri një zotim, por ia mbathi.

Unë do e përgëzoja atë nëse do mbante zotimin.

Se nuk ka gjë më kriminale se të lësh tjetrin në kthetrat e vdekjes duke mos i dhënë ilaçin.

Ai përbën krim kundër njerëzimit në konventat ndërkombëtare.

Por ajo ia mbath.

Të mos harrojmë se kushtet në të cilat veprojnë janë kushte jashtëzakonisht të vështira presioni politik.

Çfarë mund t’i thoni ju një punonjësi që guxon të shkojë të bëjë auditin e kryeministrit.

Dhe jo e bllokojnë, por e terrorizojnë.

E detyrojnë të largohet nga detyra.

Ku pranon ai të bëjë auditin? Të bëjë detyrën?

Mjafton të lexoni ju mesazhin që Lubi Balluku i dërgon Ervisit ku i tregon terrorin e brendshëm të saj shpirtëror.

I thotë se jeta ime varet nga ti.

Mos e merrni me kuptime të tjera.

Po, po. Se ka porosi nga Ramaduro se o tunelin, o do qërohesh.

Mos u transfiguroni.

Ore, ju jeni prindër, jeni njerëz, jeni intelektualë, jeni të shkolluar, jeni nëna, jeni baballarë, jeni të gjitha, por mos përsërisni skenat e këshilltarëve të bashkisë. A i patë ju se si i mori një nga një për të votuar.

Unë u them ju që absolutisht kam punuar ditë e natë kundër Erion Veliajt, këtë nuk e mohoj unë se e meritonte.

Por njeriu ka ligje përpara që nuk mund t’i bëjë kurrë. I mori si në proces këshilltarët. I terrorizoi për të votuar për të thyer Kushtetutën.

Ja ku doli tani.

Unë këtë fjalë e kam me qytetarët. Nuk kemi pse presim.

Duhet të veprojmë.

Dosjet janë sa mali i Dajtit.

Heshtja juaj është shkatërrimtare të dashur qytetarë.

Duhet të dalim në shesh, duhet të përballemi.

Po dosjet e AKSHI-t, që gjithë Shqipëria thotë se është kopshti privat i Edi Ramës? Ku janë?

Po sigurisht auditi nuk mund ta kontrollojë Ramën se do i gjejë shishen Romanee Conti 33 mijë euro?

Do t’i gjejë Benzin.

Ka blerë Benz të blinduar të ri për 600 mijë euro.

Iu kujtohet kur 20 vite më parë blemë një Benz për delegacionet se e kërkonin ata që vinin. Nuk e kisha parë njëherë me sy, veçse kur kanë hipur miqtë.

Çfarë bëri kur erdhi në pushtet?

Shikoni ligësinë njerëzore.

E thirri punonjësin, i tha do thuash e ka përdorur Berisha, Benzin.

Jo, tha ai, nuk e ka përdorur asnjëherë.

E pushoi nga puna. Dhe ka emër dhe mbiemër ai punonjës i ndershëm.

Sepse Benzi ishte në parkun e delegacioneve, jo i imi në kryeministri.

Kurse tani bllokon dy Benza dhe një veturë tjetër që thotë ma bleu partia 500 mijë euro.

Ka vilën me themele 57 metra të gjata dhe miliardat të depozituara.

Ç’është tuneli i Llogarasë?

Tuneli i Llogarasë është vepër kryekëput e tij.

Dhe do tani ta paraqesë si share me palën turke.

Jo mo jo, është vjedhje e mirëfilltë e tij.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …