Berisha replikon me Ballën: Askush nuk i respekton ambasadorët më shumë se unë, por dua më shumë vendin dhe kombin tim!

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës duke mohuar se ka fyer ambasadorë apo përfaqësues të huaj. Ai theksoi se ka kërkuar vetëm sqarime mbi një direktivë evropiane që, sipas tij, lidhet me përkatësinë gjinore të shumëfishtë.

Berisha deklaroi se nuk ka askush që i respekton më shumë ambasadorët se ai, por shtoi se dashuria për vendin dhe kombin e tij është mbi çdo gjë.

Ai solli si shembuj raste kur ka denoncuar ambasadorë që, sipas tij, kanë mbështetur korrupsionin dhe kanabizimin e vendit, duke përmendur rastin e Saimir Tahirit dhe blerjen e një vile me çmim të dyshimtë nga një ish-ambasadore.

“Hedh poshtë me përçmim trillimin e parafolësit, sepse në fjalën time nuk kam fyer dhe as nuk fyej asnjë ambasador as përfaqësues të huaj.

Po i kam kërkuar zotërisë së tij që t’u paraqesë shqiptarëve, meqenëse i ka lejuar vetes të ndërhyjë në procedurën e brendshme të parlamentit dhe këtu nyk ka të keq, t’u paraqesë shqiptarëve se cila direktiva evropiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë.

Kjo e para.

Së dyti, nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë.

Por dua më shumë vendin tim dhe kombin tim.

Kur një ambasador dilte në krah të Saimir Tahirit në kulmin e kanabizimit dhe lavdëronte policinë për punën e jashtëzakonshme të Tahirit në luftën kundër drogës, sigurisht mbështeste themelimin dhe krijimin e narkoshtetit dhe unë nuk mund të mos e denoncoja atë.

Kur një ambasador blinte vilën me 4300 euro metri katror aty ku ishte 1300 euro, natyrisht nuk mund të mos e denoncoja të si hajdute.

Ai denoncim i shërbeu BE dhe përgjegjësi i OLAF-it, që u korruptua prej Vllahicës, la detyrën dhe bëri edhe burg.

Kështu që unë as i kam lejuar dhe as i lejoj vetes të fyej një ambasador, por kam mbrojtur dhe do mbroj në mënyrë të palëkundur interesin e shqiptarëve dhe interesat e vendit tim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …