Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në tubimin para Kuvendit se, shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria, duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Edi Ramën
“Pyetja juaj është shumë e drejtë absolutisht. Por ne shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria.
Kundër këtij personi që ka marrë përsipër të transfigurojë familjen shqiptare për konceptet që ka për familjen.
Kësaj klike sorosiane, se edhe ajo që ka prurë ligjin, është produkt laboratorik i Sorosit, po, po ajo ministrja që merr përsipër të sjellë një ligj të tillë.
Kështu që beteja jonë është me një person dhe vetëm një person dhe ky është Edi Rrama.
Me kukullat e tij ne nuk do merremi më. Sepse kukullat e tij janë mjerane.
Lexoni pak mesazhet që Lubia i dërgonte Ervis Berberit, që të gjitha ishin të diktuara nga Edi Rama.
Ndaj dhe ne duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Edi Ramën”, tha Berisha.
Gazeta RD