Projektligji për Barazinë Gjinore/ Alizoti: Ky ligj do të shkatërrojë rendin shoqëror dhe botëror!

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti tha se, diskutimi dhe tensionet lidhur me ligjin për barazinë gjinore janë të pranishme.

Deputeti ngriti shqetësimin për përmbajtjen e ligjit, duke theksuar se termat si “shumëfishimi i gjinisë” dhe “identiteti gjinor” mund të rrezikojnë rendin shoqëror.

“Diskutimi dhe tensionet lidhur me ligjin për barazinë gjinore janë të pranishme. Po të mendoni, nëse ne mund të jemi gabim dhe ju mund të jeni të drejtë, atëherë pse po e çoni ligjin deri në pikën 17? Kjo do të thotë, qytetarë të nderuar, që ligji për barazinë gjinore do të diskutohet pas mesnate.

Kështu që, do ju lutem, të diskutojmë tani ligjin për barazinë gjinore, i cili ka një element kyç: kamuflimin e shumëfishtë të gjinisë… Vëreni, ne po diskutojmë tani për ligjin e barazisë gjinore dhe po kërkojmë që të na tregoni se ku kemi gabim dhe ju keni të drejtë. Na tregoni ku po gabojmë. Le të diskutojmë ligjin për barazinë gjinore.

Ne pretendojmë se ky ligj përmban termin “shumëfishtë i gjinisë”, përfshirë shumifizimin e gjinisë dhe identitetin gjinor. Dyshimi ynë është se ky ligj mund të krijojë mundësi që të shkatërrohet i gjithë rendi shoqëror dhe botëror që deri dje është konsideruar si mashkull dhe femër.

Na jepni mundësinë ta verifikojmë, na e vërtetoni që ne jemi gabim dhe ju keni të drejtë. Mos e çoni këtë çështje në pikën 17, sepse, për ata që nuk e dinë, do të thotë që do të diskutohet pas mesnate. Tani le të diskutojmë dhe na e provoni që ne po gabojmë. Kjo është kërkesa ime”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mungesës së zëvendëskryeministres …