PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu tregon prangat: Të gjithë në qeli që të shpëtojë Rama!

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka lëshuar një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke e cilësuar projektin si një “mega aferë korruptive” dhe duke vendosur në qendër të saj kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku.

Balliu tha se, shefi i vërtetë i kësaj afere nuk është ministrja Balluku, por vetë kryeministri Rama, i cili, sipas tij, “i ka hapur rrugë kësaj afere me firmën e tij”.

Fjala e tij u ndërpre nga drejtuesi i seancës, i cili e paralajmëroi se po shkelte kodin e etikës duke përdorur biografi personale dhe histori familjare, referuar krahasimeve që deputeti bëri mes ministres Balluku dhe gjyshit të saj, Beqir Balluku.

Pavarësisht ndërhyrjes, deputeti vazhdoi fjalën e tij, duke i bërë thirrje maxhorancës të distancohet nga këto afera, duke paralajmëruar se do të përballen me drejtësinë.

Fjala e Balliut

Të nderuar qytetarë, e vërteta është se arsyeja themelore pse nuk preferohet që të diskutohet kjo çështje me Belinda Ballukun, është se sa më shumë të flasi Belinda Balluku, aq më shumë do të dilte në pah se shefi i vërtetë i kësaj mega afere, tunelit të Llogarasë, është Edi Rama. Njeriu i cili i ka hapur rrugë kësaj afere me firmën e tij përpara se të firmosi Belinda Balluku. Është Edi Rama i cili ndryshoi projektin me firmën e tij, pikërisht që të fillonte vjedhjen për kompaninë e miqve të tij. Ky projekt korruptiv nisi si çdo procedurë tjetër. U bë një garë, e fitoi një kompani, Gjoka Construction dhe më pas me urdhër nga lart, Balluku e anulon. E anulon procedurën pavarësisht se komisioni i verifikimit kishte kryer të gjitha procedurat dhe kishte verifikuar se kjo garë që ishte po ashtu me një çmim marramendës prej 140 milionë eurosh, të vazhdonte.

Por Edi Rama kishte plane të tjera për kompaninë e miqve të tij. Dhe e rihap procedurën jo më me 140 milionë, por me 190 milionë euro të tjera dhe ia jep një kompanie e cila kishte ofertën më të lartë, plot 12 milionë euro të tjera më shumë se oferta e dytë. Pse ndodhte kjo? Kjo ndodhte për të vjedhur më shumë para, që Belinda të merrte pjesën e vet, që Berberi të marri pjesën e vet dhe që patjetër Edi Rama të marri sa më shumë. Shtesat e 50 milionë euro nuk mund të vijnë kurrë nga një ministre pa urdhërin e Edi Ramës. Është Edi Rama njeriu i cili ka firmosur. Është Edi Rama njeriu i cili është arkitekti i kësaj afere korruptive dhe patjetër ka përdorur Belindën e vet për të kryer procedurat. Së dyti, për t’u siguruar, për t’u siguruar që çdo gjë të shkonte vaj, që vjedhja të shkonte vaj, që vjedhja e popullit më të varfër të Europës të shkonte vaj, tenderin e supervizimit ja japin kompanisë e cila në hije drejtohej nga drejtori i ARSH-së, Berberi dhe miku i tij, që të sigurohen se mos na lëviz ndonjë gjë. Dhe këtë e patë dhe në përgjime, se si Belinda Balluku merrte në telefon dhe thoshte ktheju komisionit dhe anuloje procedurën. Fol me turqit, fol me këtë e me atë, ta shpallim nesër.

Se këtu në këtë vend, në narko-shtet bëhen narko-tendra, nuk funksionojnë procedurat, nuk funksionojnë komisionet, nuk funksionojnë ligjet, funksionon asgjë. Funksionon telefoni edhe urdhri i Edi Ramës. Dhe këto afera, miliona e miliona eurosh, i bëhen popullit më të varfër të Europës. Pra, në qoftë se qytetarët sot doni të dini pse sot keni më pak para se dje, është se kanë këta më shumë para se dje. Në qoftë se doni të dini pse sot nuk ja dalin dot 55% e qytetarëve shqiptarë të mbyllin fundin e muajit, është sepse këta vjedhin me nga 50 milionë euro në çdo tender, me 90% në çdo tender. Këto nuk janë akuza të opozitës. Këto nuk janë shpikje të opozitës. Pyesni Kontrollin e Lartë të Shtetit, kur të vijë tani, që jua ka nxjerrë këtë raport, që ju ka nxjerrë 50 milionë euro, nga i çoni. Ku po shkojnë? Pyeteni Kontrollin e Lartë të Shtetit. Nga ikin këto para? Këto para ikin në xhepin e pushtetarëve më të korruptuar që ka njohur historia.

Belinda Balluku ka sot mundësinë të thotë të vërtetën se nga kush i erdhi urdhri dhe mos të fshihet. Por babëzia nuk njeh asnjë limit moral. Ju keni bërë atë që s’mund të mendohet kurrë. Ju për të vjedhur para, keni rrezikuar edhe jetën e qytetarëve shqiptarë duke mos bërë as kolaudimin e rrugës, i cili, të nderuar qytetarë, është pika e fundit që të çertifikon se kjo rrugë është e sigurtë për shqiptarët që të kalojnë. Ju nuk e keni bërë, sepse doni të justifikoheni nesër dhe të thoni nuk e kemi marrë në dorëzim se s’është bërë kolaudimi, e ka fajin operatori. Dhe të gjithë këtë tender, të gjithë këtë projekt, të gjithë këtë vjedhje, nuk merrni as mundimin të fshiheni. Por shikoni çfarë ndodh. Punët i bën Gjoka Construction, e cila nuk ndodhet në asnjë letër. As si kontraktor, as si nënkontraktor. Por punët i kryen Gjoka Construction. Paratë i merr kompania turke e miqve të Edi Ramës. Gjeopolitikë, thoshte një analist i juaj. Gjeopolitikë, kjo është gjeo-korrupsion. Si ka mundësi që në këtë vend punën e bën dikush, por paratë i merr dikush tjetër? Si ka mundësi që në këtë vend çdo gjë bëhet me telefona?

Po kjo është Republika e Palloshit. Ky është realiteti. Kjo është Republika e banalitetit, e fjalëve të ndyra që përdoren nëpër telefonata nga individë që keni me vite që i mbani ministra dhe s’kanë as minimumin e kulturës. Por ai banalitet është fytyra e vërtetë e kryetarit tuaj. Dhe sot prandaj nuk janë këtu. Prandaj nuk duan të bëhet transparencë. Çfarë e pengon transparenca hetimin? Përkundrazi, vetëm e ndihmon hetimin. Tani, më duhet të them dhe dy fjalë për këtë zonjë, e cila ka mundësinë sot të bëjë një mea culpa, të bëhet pentito, dhe të thotë të vërtetën, të vërtetën e Edi Ramës. Mos bëjë të njëjtin gabim që bëri gjyshi i vet, i cili kur Enver Hoxha shkonte në Moskë, të na kritikonte Rushovin, nga frika se mos shoku Enver nuk po ktheheshe, mos i ndodhte ndonjë gjë, Beqir Balluku, dhe e keni në arkivat e shtetit këtë, Beqir Balluku shkon, Beqir Balluku shkon, Beqir Balluku, ti George Clooney rri. Beqir Balluku, Beqir Balluku, shkon në ambasadën sovjetike dhe i thotë, në qoftë se nuk kthehet Enver Hoxha, unë do ju arrestoj dhe do ju pushkatoj, besnik deri në fund. Dhe kur erdhi Enver Hoxha, i ke në arkiv të shtetit, dhe kur erdhi Enver Hoxha, e mori Beqirin e arrestoi. Mos bëj të njëjtin gabim si gjyshi jot.

Mos bëj të njëjtin gabim si gjyshi jot, zonja Balluku. Dhe gjithashtu, mos harro një gjë dhe e kërkoj në arkiv të shtetit, fjalimet më të egra kundër Beqir Ballukut i ka bërë Spiro Koleka, daja i shefit tënd. Dhe ylli që ra, Beqir Balluku, solli dhe yllin në ngritje, një yll të jashtëzakonshëm që kishin urdhër partia ta nxirrnin në krah me Nexhmien në çdo fotografi dhe ky ishte Kristaq Rama. Mos bëj të njëjtin gabim, se do të përfundosh po njësoj.

Tani, e kuptoj që e keni problem shumë të vërtetën, por është e pashmangshme. Ju zotërinj, që të gjithë, keni një problem madhor me moralin. Ju zotërinj keni problem madhor me moralin, partinë tuaj, por mbi të gjitha me qytetarët, se çfarë bëni me njëri-tjetrin, siç thotë kryetari i partisë suaj, hëngshit kokat e njëri-tjetrit. Por me qytetarët, popullit më të varfër të Europës, 50 milionë euro për aferat korruptive të Edi Ramës nuk mund të ndodhi kurrë. Dhe ju të gjithë, në qoftë se, në qoftë se nuk i referoheni fakteve dhe historisë, të gjithë do të bashkoheni te këto pranga, njësoj si shumë kolegë tuaj, si shumë kolegë tuaj. Prandaj po ju them, zgjohuni sa s’është vonë, se siç iku Erioni, e Beqja, e tjetri, e tjetri, do t’ju çojë të gjithë për të shpëtuar kokën e vet. Po luftoni që të mbushi xhepat ky, se këto janë aferat e këtij njeriu. Se ndryshe kishit shkuar ju, kishe shkuar ti Taulant në takim. Pse shkoi Edi Rama?

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …