Tritoli që duhet të shembë “tynelin” e Bel(l)a Mafias…

Nga Adriana KALAJA

Pas ditës së premte (në fakt që ditën kur doli lajmi se është thirrur të paraqitet në SPAK, e shoqëruar me avokat), kur Zv. Kryeministres i`u komunikua akuza dhe u mor në cilësinë e të pandehurës, unë, nuk po kuptoja ndjesitë e mia.
Atë të mirë, se koha më dha të drejtë në rrugën time, ndaj edhe kësaj mafiozeje apo atë të keqe, se të parët që vrapuan për të ngritur “flamurin e fitores”, janë të njëjtët sharlatanë “opozitarë”, që më sulmonin për shkak të kallëzimeve ndaj Bel(l)a Mafias.
Ndërkohë, publikut i është hedhur “kocka” e po kalon kohën e lirë, si “aktorë” në një teatër absurd.
Në Tiranën pa Teatër në fakt dhe në kafenetë që rrinë plot, apo fb dhe rrjete të tjera sociale.
Shumica po meren me pjesën e humorit dhe komedisë, duke e kthyer në qesharake të gjithë këtë, dhe duke mënjanuar kësisoj atë që është më thelbësore në të gjithë këtë ngjarje të rëndë penale.
Njësoj si në të gjithë rastet precedente.
Në syrin tim, që prej kohësh kam denoncuar disa herë edhe Bel(l)a Mafian (11 herë), të gjithë këtë ilaritet të panevojshëm, e kam parë si pjesë të një regjie të mirë menduar dhe me “aktorë” të paracaktuar dhe mirë paguar (duke përjashtuar të gjithë ata persona si pjesë e publikut, të cilët janë të lirë të reagojnë sipas dëshirës së tyre).
Në këtë kuptim, të gjithë lojën e këtyre “aktorëve”, deri diku pa përvojë dhe lehtësisht të dekonspirueshëm, në këtë teatër absurd, e kam ndarë në tre grupe:
* Grupi i parë:
“Aktorët” brenda SPAK, ose spakistët, ku veçanërisht do evidentoja:
1. Kualifikimin e veprës penale ndaj Bel(l)a Mafias dhe bashkëpunëtorëve të saj.
2. Nxjerrjen qëllimisht të asaj pjese të provave, që jo vetëm kënaq epshet e pushtetarëve të përfshirë në këtë skandal, por edhe publikun sudedashës.
** Grupi i dytë:
“Aktorët” e “shoqërisë civile” ose ata “opozitarë”, që sulmonin kur unë kallëzoja Bel(l)a Mafian, dhe sot vrapojnë të ngrenë flamurin e fitores.
Si gjithmonë dmth.
Njësoj si në rastin e Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj dhe ku:
1. Asnjëherë nuk kanë bërë kallëzim me shkrim e të kene hedhur firmën e tyre (vetëm relacione apo sygjerime).
2. Tentojnë ta devijojnë debatin e kësaj mega afere, në shkelje teknike.
*** Grupi i tretë:
“Aktorët” mediatikë dhe analistët e “pavaruar”, por shumë të varur nga borderoja e Bel(l)a Mafias dhe pushtetit, ku do të veçoja:
1. Devijimin e debatit nga thelbi i problemit, i cili nuk lidhet vetëm me këtë mega aferë.
2. Politizimin dhe personalizimin e çështjes si të lidhur me interesa gjeopolitike apo strategji kombëtare.
Ja t`i mar me rradhë:
* Grupi i parë:
Lidhur me “Aktorët” brenda SPAK, opinioni im është se:
Së pari, kualifikimi i veprës penale ndaj Bel(l)a Mafias dhe bashkëpunëtorëve të saj, ka qëllim amnistimin e saj dhe kalimin e përgjegjkësive të personat në varësi të saj. Se ndryshe nuk e kuptoj se çfarë përgjegjësie ka Bel(l)a Mafia në tenderimin e veprës dhe nuk akuzohet për vepra penale që dukshëm duket se janë konsumuar prej saj:
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal;
“Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
“Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal’
“Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal;
Në “Rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 50 i Kodit Penal;
Në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
Së dyti, vetë fakti se nga ana e SPAK nuk po hetohet procedura (njëjtë si me inceneratorët), tregon qartazi se i gjithë ky hetim është paracaktuar në përfundimin e tij.
sigurisht me bekimin e të GjithëPushtetshmit.
Së treti, mjafton të shihni atë pjesë të provave që dëshiron vetë SPAK ta nxjerrë në publik, nga komunikimet telefonike kupton se:
1. Jemi përpara konsumimit nga Bel(l)a Mafia të të gjithë elementëve të veprave penale që pasqyrova më sipër.
2. Po tentohet (njëjtë si me Veliaj dhe Ahmetajn), diskretitimi i figurës së saj morale, dhe për mua nuk ka asnjë problem, por nuk po merren me thelbin e veprave penale të konsumuar prej saj.
3. Që publiku të meret me “Palloshin e gjatë” apo “K**vën”, por jo me hallet mal të përditshme që kanë në familjet e tyre.
** Grupi i dytë:
Lidhur me “Aktorët” e “shoqërisë civile” ose ata pseudo opozitarët, opinioni im është se:
Së pari, nuk vërtetohet që të kenë bërë kallëzim me shkrim e të kene hedhur firmën e tyre kundra Bel(l)a Mafias (vetëm relacione apo sygjerime). Nëse rezulton e kundërta, të na e vërtetojnë.
Së dyti, tentativa që këto vepra të rënda të konsumuara prej Bel(l)a Mafias (të pranuara nga vetë ajo në komunikimet telefonike), t’a analizojnë si çështje apo shkelje teknike, që në fund SPAKistat, ose heronjtë e femijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim, jo rastësisht mike e ngushtë me Bel(l)a Mafian, t`ja faturojnë firmës kontraktore ose nënkontraktore, apo zyrtarëve nën varësinë e Bel(l)a Mafias, se kanë shkelur kushtet e tenderimit apo zbatimin e veprës.
Së treti, për të mos folur për ata sharlatanë “opozitarë” që jetojnë më në luks se vetë pozita e që pasi bëjnë show me “kallëzimet” kur SPAK vendos mosfillim, nuk e ankimojnë, duke i dhënë shansin regjimit të vijojë aferat korruptive me qëllimin final, mbajtjen e pushtetit me çdo çmim.
*** Grupi i tretë:
Lidhur me “Aktorët” mediatikë dhe analistët e (pa)varuar nga pagesat e majme të Bel(l)a Mafias dhe jo vetëm, opinioni im është se:
Së pari, devijimin e debatit nga thelbi i problemit, i cili nuk lidhet vetëm me këtë mega aferë, por me çdo aferë korruptive dhe kriminale në çdo institucion e në çdo cep të Shqipërisë, që rrjedhimisht na çon në konkluzionin se jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal.
Dhe kush e drejton këtë grup, e kuptojmë të gjithë.
Edhe patronazhistët.
Së dyti, për këtë mjafton të shihni analizën e njerut të afërt të Kryeministrit, atij që i shërbente kafen në shtëpinë e tij luksoze Lulzimi, Baton Haxhiu, për të kuptuar se kush i mori e për çfarë u shpenzuan 50 milionë (dhe të tjera pafund), Euro.
Si zgjidhet do thoni Ju?
E kam thënë e vijoj ta them.
Tiranën dhe Shqipërinë e pastron vetëm tritoli.
Qoftë faktikisht qoftë dhe metaforikisht.
Faktikisht duke parandaluar emoragjinë financiare dhe duke sekuestruar të gjithë paratë publike të grabitura nga kjo bandë kriminale.
Metaforikisht, shembja e veprave korruptive dhe kriminale, do zërë brenda dhe borderotë e analistëve mediatikë dhe Sudeve “opozitarë”.
Provojeni.
Fillojeni me tunelin e Bel(l)a Mafies, dhe do shihni “dritë” në fund të saj…..tunelit dmth.
Shihemi 😉
Kush e ka rradhën?
PS: Ju e dini që unë e mbaj fjalën.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

Nga Kim MEHMETI ‘Shqipritë’ tona shenjë njohëse kanë popullin e varfër dhe politikanët e pasur. Pra …