Zhupa: Buxheti 2026 favorizon koncesionarët, jo qytetarët!

Deputetja e PD, Ina Zhupa e ka quajtur projekt buxhetin e vitit 2026, si një buxhet i vjedhjes së madhe të shqiptarëve për xhepat e qeveritarëve.

Ajo shtoi se çdo firmë e hedhur nga anëtarët e qeverisë Rama, është një tender apo koncesion për pasurimin e tyre në kurriz të qytetarëve.

“Buxheti i vjedhjes së madhe që i jep para koncesionarëve dhe ministrave

Çdo firmë e vulë e dhënë është një koncesion, 50 mln euro më tepër në Tunelin e Llogarasë, inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe Check up që nxjerrin burra me barrë.

Pra është pasurimi i qeveritarëve në kurriz të shqiptarëve”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …