Ambasadori Gonzato më fyen përditë

Nga Agim XHAFKA

Po kalojnë në orgazëm deputetët e PS se gjasme e kapën në fyerje Berishën ndaj ambasadorit Gonzato. Nursëzët e Rilindjes, nuk u ndjenë psh kur Rama i quajti dibranët çyrykë. Për të mos renditur sharjet e ofendimet pa fund të palloshit të gjatë ndaj shqiptarëve. Po u kapën te një pohim i liderit të opozitës që citoi vetë Gonzaton.

Në të vërtetë Gonzato ne na fyen çdo ditë. Jo veç mua, të gjithëve. Ky ambasador i BE nuk le rast që të mos rreshtojë arritjet mbresëlënëse të qeverisë. E për fat të keq sa herë e dëgjoj dhe e shoh në ekran nga dritarja ime  hyn zëri buçitës zëri:
-Erdhi uji i Selitës.

Ky Gonzato, që ngeli e dhe vetë pa ujë, trumbeton si megafon që qeveria punoka pa u lodhur  e po na gatit për Evropë. Nuk e sos fjalën se nga zyrat e shefave të tij vijnë pohimet që ne jemi vendi më i varfër në Evropë. E ndërsa Gonzato përqafohet me Ramën, mësojmë po nga BE se ne duam nja 50 vite t’u qasemi atyre. Ec e mos thuaj që Gonzato më fyen, kur vetë ata që do të na pranojnë thonë që s’kemi gjë në terezi.

Më e keqja është se ky burri i BE-së në Tiranë e di fare mirë si jeton populli shqiptar, si vidhet ai, si braktiset, si emigron e si po tkurret. Nga 3 milionë e ca shkuam 1 milionë e ca. E di ky Gonzato që korrupsioni është kampion bote te ne, që gjysma e qeverisë i ka zyrat në burg, që…Dhe në vend ë heshtë, mburr hajdutët, mashtruesit, barbarët dhe grabitësit.

Ja pse ndjehem i fyer nga Gonzato, ja pse ndjehem keq. O zotëri nuk i ha populli rrenat e tua. Ti rri aty ku je, por s’je për ne. Je kthyer në vegël qorre e Ramës. Ndryshe s’ke pse e fsheh realitetin, s’ke pse e zbukuron gënjeshtrën, mashtrimin, mjerimin. Boll, o njeri! Boll.

About Redaksia

Check Also

Ironike: Kosova shkollë demokracie, Shqipëria dhe Serbia më “afër” BE-së!

Nga Enver BYTYÇI Ora 21.40 e datës 9 nëntor 2025. ‘Gugulloj’ në internet me qëllim që …