Disa të vërteta nga fjala e mohuar në Parlament për barazinë gjinore

Nga Luçiano BOÇI

(pjesë e shkëputur)

…Mos keni iluzione:

Ky projektligj nuk është një mjet për barazi, nuk e mbron gruan.

Heq shanset e mundësitë barabarta për të, duke sulmuar e fshirë totalisht thelbin natyral të saj.

Ai devijon nga standardet evropiane, cënon e nuk respekton direktivat e BE që përdoren këtu për të mashtruar.

BE-ja nuk ka standarde që relativizojnë konceptin binar të gjinisë në këtë mënyrë siç e bën ky ligj.

Kjo përbën një “devijim”, jo harmonizim me standartet e BE.

Ky projektligj është sulm frontal ndaj familjes, dashurisë, martesës, birit dhe bijës, nënës e babait, motrës e vëllait.

Atyre vlerave që na bashkojnë, na emocionojnë, na motivojnë të luftojmë për zhvillim e progres.

Ky ligj është denatyrim i qenies, identitetit dhe thelbit të konstitucionit tonë shpirtëror e kombëtar.

Ridefinon GJININË përtej Zotit e biologjisë, si rol social e hap derën për identitete të pafundme.

Bie ndesh me Kodin e Familjes dhe nenin 53 të Kushtetutës e ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.

Krijon pasiguri juridike.

Degradon vlerat.

Krijon censurë e vret lirinë e shprehjes në media e arsim.

Instalon burokraci monstruoze e barrë financiare tërësisht idiote.

“Identitete të majta parlamentare” sepse Zonja e Zotërinj nuk e meritoni më sipas këtij ligjit tuaj!

Që të mos shkoni nesër kokëulur para fëmijëve tuaj votojeni kundër!

Bëjeni për hir të tyre dhe së ardhmes!

About Redaksia

Check Also

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

Nga Kim MEHMETI ‘Shqipritë’ tona shenjë njohëse kanë popullin e varfër dhe politikanët e pasur. Pra …