PD Vlorë: Kandidati i orëve të fundit, një kamikaz zhurmues i zhytur në baltë!

DEKLARATË PËR SHTYP E PD VLORË
Nga Sekretarja Funksionale, Eralba Kreshpa

Në një dalje publike në media, kandidati i orëve të fundit për garën për kryetar bashkie në Vlorë, z. Gjergj Nika, pas hedhjes së baltës nga kryetari i Partisë Socialiste, Klevis Kaso, para disa javësh; ka bërë deklarata të pavërteta, ku përmend emrat e nënkryetarëve të Partisë Demokratike, dega Vlorë – znj. Nada Daullja dhe z. Ermal Arapi, si mbështetës të kandidaturës së tij.

Z. Nika, përveçse vazhdon serinë e gënjeshtrave të radhës, ka shkelur normat etike dhe morale, duke përmendur publikisht emra individësh pa dijeninë apo pëlqimin e tyre, vetëm e vetëm për të baltosur Partinë Demokratike, mundin dhe sakrificën e dhjetëra mijëra demokratëve vlonjatë, të cilët prej 12 vitesh janë në përballje me regjimin e Edi Ramës dhe keqqeverisjen e tij megakorruptive.

Balta që po hedh ndaj Partisë Demokratike nuk është e rastësishme !

Ky vulëhumbur euroatlantik, që tani ka humbur edhe busullën, nga bataku i tij politik prej 71 votash po përpiqet të kacavirret në trupin e Partisë Socialiste për ndonjë shërbim nga Belinda Balluku, Edi Rama dhe kandidatja e tyre në Vlorë, ashtu si Lulzim Basha dhe ithtarët e tij.

Ky kamikaz zhurmues nuk mund të krijojë asnjë shqetësim për Partinë Demokratike dhe strukturat e saj !

Gjergji, e ule shumë poshtë pazarin e gjësë së gjallë!

Kandidatura e z. Nika mbetet e dyshimtë dhe duket se ka si mision krijimin e perceptimit se në Vlorë Partia Demokratike është e përçarë dhe e dobët. Gabohen rëndë si kandidati i orëve të fundit, ashtu edhe ata të lidhur me aferat spitalore e kryetarët e përdorur nga Edi Rama në krye të Partisë Socialiste Vlorë.

Partia Demokratike mbetet e fortë dhe e vendosur në përballje të plotë me klikën e Edi Ramës në Vlorë !

Në emër të Partisë Demokratike, dega Vlorë, dhe në emër të dy nënkryetarëve, znj. Nada Daullja dhe z. Ermal Arapi, garantojmë opinionin publik se të dy nënkryetarët, ashtu si çdo drejtues tjetër i Partisë Demokratike, janë në mbështetje të kandidatit të pavarur z.Dionis Sota.

Gjithashtu, njoftojmë se Partia Demokratike Dega Vlorë, anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve janë plotësisht të përgatitur për administrimin e procesit të ditës së zgjedhjeve, për të rruajtur votën në çdo qendër votimi, me komisionerë, si dhe me përfaqësues në të gjitha KZAZ-të.

Të nderuar qytetarë,
ju ftojmë që të dielën, më 9 nëntor, të votoni masivisht në mbështetje të kandidatit të pavarur Dionis Sota, dhe të dënonim me votë përfaqësuesit e partisë që ka mbajtur peng Vlorën për 28 vite.

Ju faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …