CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Noka: Ndërsa SHBA njeh vetëm dy gjini, “Rilindja” Sorosiste e Shqipërisë rrënoi familjen!

Deputeti i PD, Flamur Noka, në një postim në rrjetet sociale shkruan se, ndërkohë që Rilindja Sorosiste e Shqipërisë, me orientimin e Aleksit dhe veglave të tij në Tiranë, votonte për të shpërbërë familjen shqiptare, Gjykata Supreme e SHBA-së konfirmoi se ekzistojnë vetëm dy gjini.

Reagimi

Ndërkohë që Rilindja Sorosiste e Shqipërisë, me orientimin e vetë Aleksit dhe veglave të tij në #Tiranë, votonte për të shpërbërë familjen #shqiptare, në #SHBA, në busullën e orientimit të Botës së Lirë, Gjykata Supreme vendosi se KA VETËM DY GJINI.

Dje, sekti i pamoral i Rilindjes vendosi në zbatim planin e rrënimit të institucionit të familjes. Turp kush ngriti kartonin [🟩] dhe turp kush hesht përpara kësaj mynxyre!

About Redaksia

Check Also

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor për Ballkanin Perëndimor

Në datat 29–30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU …