Sllovakia: Njohim vetem dy gjini/ Vendi i BE kundër ligjeve që miraton Soros me kukullat e tij

Mbrëmjen e kaluar Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektligjin “Për barazinë gjinore”, me 77 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim.
Megjithatë ky miratim që mazhoranca me në krye Edi Ramën e lidh me standardet e Bashkimit Evropian, është shoqëruar me shumë polemika. Para ndërtesës së parlamentit në Tiranë, Koalicioni Pro Familjes & Jetës organizoi një protestë të madhe, ku qytetarë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe aktivistë me pankarta si “Ka vetëm dy gjini – mashkull dhe femër”, “Projektligji anti-familje” dhe “Largoni duart nga fëmijët” u bashkuan për të kundërshtuar nismën ligjore.
Protestuesit argumentojnë se ligji rrezikon familjen tradicionale, identitetin gjinor binar (burri/grua) dhe kalimin e vlerave të trashëguara shqiptare.
Në një kontekst të ngjashëm por evropian, më 26 shtator 2025, Parlamenti i Sllovakisë miratoi një ndryshim kushtetues që përcakton se Sllovakia njeh vetëm dy sekse: mashkull dhe femër dhe shteti ka detyrimin të mbrojë “vlerat kulturore dhe etike” që pasqyrohen në Kushtetutë.
Në ndryshimin kushtetues të miratuar më 26 shtator 2025, përveç përcaktimit të binarit gjinor, është theksuar edhe mbrojtja e familjes tradicionale. Kjo nënkupton se shteti e konsideron si bazë të familjes martesën midis një burri dhe një gruaje, si dhe familjet që burojnë nga kjo lidhje (prindërit biologjikë dhe fëmijët e tyre).
Në praktikë, kjo: përjashton çiftet e të njëjtit seks nga e drejta për martesë apo adoptim fëmijësh, Kufizon njohjen ligjore të familjeve që nuk përshtaten me modelin klasik (p.sh. prind i vetëm, partnerë të pa martuar), dhe forcon rolin tradicional gjinor, ku burri shihet si mbajtësi i familjes dhe gruaja si kujdestare e shtëpisë e fëmijëve.
Ky kombinim i rasteve shqiptare dhe sllovake tregon tensionin aktual në Evropë midis nismave për barazi gjinore dhe përpjekjeve për të ruajtur modele konservatore të familjes tradicionale.

About Krye Redaktor

Check Also

“Do ta shkatarrojnë New York-un, nuk kthehem më kurrë!” Stallone pas zgjedhjes sw komunistit Mandami 

“Do ta shkatërrojnë qytetin më të mirë në botë dhe unë nuk dua ta shoh …