Kandidat i Ramës për Tepelenën banon në Tiranë, nuk është votues në bashkinë që synon të drejtojë!

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë.

Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar.

Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjen reale të kandidatit me komunitetin që kërkon të përfaqësojë.

Ky fakt ngre një pyetje të thjeshtë, por thelbësore:

Si mund të përfaqësosh një bashki, nëse nuk je pjesë e saj?

Zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës zhvillohen këtë të diel, ku përballë Sakos është kandidati i pavarur Gabriel Guma, një emër që ka fituar mbështetje të gjerë nga banorët vendas.

 

 

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Dallëndyshja

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit …