Kandidat i Ramës për Tepelenën banon në Tiranë, nuk është votues në bashkinë që synon të drejtojë!

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë.

Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar.

Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjen reale të kandidatit me komunitetin që kërkon të përfaqësojë.

Ky fakt ngre një pyetje të thjeshtë, por thelbësore:

Si mund të përfaqësosh një bashki, nëse nuk je pjesë e saj?

Zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës zhvillohen këtë të diel, ku përballë Sakos është kandidati i pavarur Gabriel Guma, një emër që ka fituar mbështetje të gjerë nga banorët vendas.

 

 

About Redaksia

Check Also

SPAK mbërrin në ministrinë e Mbrojtjes/ Bastisen banesat e Yeffetit të Ramës, Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se Shqipëria po bën trafik armësh, sot janë ushtruar …