Rezultatet e balotazheve në Kosovë/ Balancë mes partive në kontrollin e komunave

Sot është mbajtur raundi i balotazhit për zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), garat komunale kanë përfunduar me një ndarje të balancuar të pushtetit lokal ndërmjet partive kryesore.

Sipas të dhënave të KQZ , Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryesojnë me nga 7 komuna secila.

Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6 komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5 komuna.

Partitë më të vogla që kanë arritur të mbajnë nga një komunë janë Nisma SocialdemokrateKDTP dhe PDKRL.

Rezultatet sipas partive:

  • LVV – 7 komuna: Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Kamenicë
  • LDK – 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Lipjan, Dragash, Viti, Junik
  • PDK – 6 komuna: Skenderaj, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Vushtrri
  • AAK – 5 komuna: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan, Suharekë
  • Nisma – 1 komunë
  • KDTP – 1 komunë
  • PDKRL – 1 komunë

Këto rezultate janë preliminare, ndërsa KQZ pritet të shpallë rezultatet përfundimtare pas verifikimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

About Krye Redaktor

Check Also

Asnjë takim zyrtar për Ramën/ Marco Rubio takohet me Vjosa Osmanin

Në një shkrim në Facebook, Osmani ka thënë se është diskutuar rreth mundësive për forcimin …