Aritmetika politike e korrupsionit!

Nga Gazment BARDHI

Prej sot, de fakto kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK. Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj.

Edi Rama eshtë i pafuqishëm ta largojë, sepse të dy janë bashkë në aferën e Llogarasë. Janë bashkë në korrupsion. Bashkë në pakte mafioze heshtjeje.

Kjo është aritmetika politike e korrupsionit. Aty ku numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë, numri 1 i qeverisë është i kapur.

About Redaksia

Check Also

Drejtësia u varros nga Rama! Ndërkombëtarë, në ç’vrimë jeni futur, pse nuk flisni?

Nga Petrit VASILI Sot, Edi Rama e varrosi Reformën në Drejtësi dhe deklaroi hapur se …