Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamntar, duke komentuar akuzat për Ballukun tha se, Ilir Meta dha dorëheqjen pas një regjistrimi të manipuluar vetëm se nuk donte të dilte para prokurorëve si zëvendëskryeministër.
“Ata që mendojnë se ky është një popull pa memorie, unë u rikujtoj se ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta, për një regjistrim të manipuluar nga Edi Rama dhe Filip Çakulli, në të cilin përmendej shifra 700 mijë, që në të vërtetë ishte letër me shkrim që një kompani i kishte dërguar Ilir Metës, që moszbatimi i vendimit të gjykatës ndaj saj, ajo kishte fituar vendimin në gjykatë për një hidrocentral, dhe moszbatimi i vendimit ia ka kushtuar atij një dëm 700 mijë euro. Ajo letër ekziston në dokumentet e shtetit, ekziston kudo.
Dhe pas ekspertizës që i bë regjistrimit, ajo doli se ishte cut-and-paste në 27 vende. Instituti më serioz i ekspertizës në Itali.
Pavarësisht nga kjo, Ilir Meta, duke ditur standardin që ekziston, më ka ardhur në zyrë, më ka thënë se unë jap dorëheqjen nga çdo detyrë shtetërore, sepse unë nuk shkoj të ulem para një prokurori si zëvendëskryeministër.
Unë do shkoj të ulem si qytetar para atij.
Kjo më takon dhe ka dhënë dorëheqje.
Ka dhënë dorëheqjen pra për një akuzë që Edi Rama kishte montuar me Filip Çakullin, se ato 700 mijë euro që ishin në shkresë në të cilat një kompani shqiptare, mos gabohem me pronar nga Elbasani, pretendonte se është dëmi që i është shkaktuar se ministria nuk zbatonte vendimin e gjykatës.
Kjo është e vërteta.
Ai tha jo, unë do shkoj.
Kurse këtu bëhet fjalë për 90 milionë euro të zhdukura dhe kjo nuk ka faj, sepse faji është i Edi Ramës. Jo, faji është edhe i asaj, edhe i Edi Ramës.
Por ky është standardi.
Pra, ne jemi në këto kushte ku opozitës i mohohen të gjitha të drejtat kushtetuese dhe rregullorja.
Në të cilën, Edi Rama sundon mbi të gjitha ligjet dhe institucionet.
Mbron në mënyrë flagrante, nuk është rasti i parë ky, këtë e ka bërë me Saimir Tahirin.
U kujtohet ju, solli Antimafia Italiane kërkesën për arrest për Saimir Tahirin sepse e kishte dokumentuar në qindra regjistrime me klanin Habilaj, e kishim denoncuar ne, e kishte denoncuar Zagani që kishte një meritë të jashtëzakonshme se ishte oficeri kryesor i antidrogës në zonë.
Dhe Edi Rama zgjodhi të sulmojë prokurorët për kërkesën dhe nuk lejoi arrestimin e tij. Madje asgjë.
Kështu që është totalisht në mburojë të vjedhjeve dhe korrupsionit dhe ne gjer sot bëmë çdo përpjekje për të shfrytëzuar çdo hapësirë, për të përmbushur detyrimin tonë kushtetues ndaj zgjedhësve tanë, por qeveria mbylli çdo hapësirë”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD