Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi lidhur me lajmet për një fletëthirrje të lëshuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 janarit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se, mua nuk më ka ardhur gjë, njeriu që ka bllokuar hetimin është Edi Rama.
Pyetje: Ka një fletë thirrje për ju nga SPAK për ju, për tu paraqitur të premten për 21 janarin. Do të shkoni?
Sali Berisha: Personalisht nuk kam marrë asnjë fletë thirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua, ua çon gazetarëve.
Unë nuk kam asnjë problem …
Pyetje: Do të shkoni …
Sali Berisha: Unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre.
Nga viti 2013 e gjer sot, që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimi. Ai dhe vetëm ai.
Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, ka kërkuar hetim. Ka fatmirësisht, deklaratat e qeverisë së SHBA-së, ku z. Steinberg që ishte asistent i sekretarit të shtetit dhe Thomas Countryman që kërkuan hetimin nga polici tek organizatori.
Organizator janë me dokumente se kush është.
Pra unë shkoj dhe e kam thënë, në çdo thirrje, se kjo është normale. Por jam thellësisht i hetuar, që të hetohet e plotë kjo ngjarje.
Gazeta RD