Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi grabiti zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit!

Pasi grabiti zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme, Rama ka vendosur të heqë nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm bonusin e pensionistëve në fundvit.

Ka qënë ministri i ekonomisë, Petrit Malaj ai i cili ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026 se bonusi i pensionistëve nuk parashikohet të jetë në projektbuxhet për vitin e ardhshëm.

“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar”, është shprehur Malaj.

Kjo është një taktikë e njohur tashmë nga Rama, i cili gjithmonë në kohë elektorale ‘hap thesin’ për pensionistët dhe më vonë i le në harresë.

About Redaksia

Check Also

Dhunohet dhe përfundon ne spital Ergys Agasi/ Skandali: Rama nuk lejon të jetë në kërkim nderkombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për biznesmenin në …