Ilir ALIMEHMETI
Përballë korrupsionit kokë e këmbë të qeverisë, duhet vendosur riorganizimi kokë e këmbë i Partisë Demokratike.
Mospjesëmarrja masive në zgjedhjet e 9 nëntorit, sidomos në bashkitë e mëdha të jugut, ishte mesazhi i fortë qytetar kundër qeverisjes korruptive por njëkohësisht edhe mesazh për opozitën dhe Partinë Demokratike.
Duke i dhënë çdo meritë secilit prej kandidatëve opozitarë që punuan me mish e me shpirt, duhet të jemi të ndershëm duke thënë se organizimi i strukturave drejtuese çalon fort.
Për të bërë ndryshimin e madh që mezor po presin qytetarët, nevojitet një ndryshim rrënjësor brenda nesh për të ofruar më të mirën tonë kundër më të keqes së qeverisjes.
Gazeta RD