I vrari në makinë të blinduar/ Gilmando Dani u ekzekutua pasi ministrja e shpalli Shqipërinë vendin më të sigurtë

Vetëm pak orë pasi ministrja e Brendshme e shpalli Shqipërinë vendin më të sigurtë në Europë, një atentat mafioz vetëm pak metra larg aeroportit kombëtar tronditi Tiranën.
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Sulmi u krye ndaj një makine të bardhë Benz, e cila dyshohet se ishte në pronësi të Elvis Kosovës dhe ishte e blinduar, ndërsa të shtënat erdhën nga një makinë tjetër që qëlloi në drejtim të saj.
Viktima e vrasjes dyshohet të jetë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosuri tjetër mban mbiemrin Muca. Ngjarja po hetohet nga policia, ndërkohë që janë duke u mbledhur dëshmi për identifikimin e autorëve dhe motivet e sulmit.

About Krye Redaktor

Check Also

Garo: Policia po merr rolin e ‘redaktorit’ dhe tenton të fshehë ngjarjet, duke mos i raportuar, gazetarët të ngrihen në protestë

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Skënder Hita, nën urdhrat e Kryeredaktorit dhe Censorit …