CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Kryebashkiaku i Kavajës: Momenti për të protestuar për gjithçka ndodh në Shqipëri!

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, foli sot për mediat pak para mbledhjes së kryetarëve të degëve të PD-së.

I pyetur nëse është pro apo kundër protestave që opozita pritet të nisë, Qosja tha se ka ardhur momenti që demokratët të protestojnë për gjithçka që po ndodh në vendin tonë.

“Jemi pro protestës, është momenti të protestojmë për gjithçka që po ndodh në Shqipëri.  Jemi pro! Në një linjë me Kryesinë”, u shpreh Qosja.

Kujtojmë se ditën e djeshme pas mbledhjesë së grupit parlamentar demokrat, kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi protesta, duke thënë se  PD do vendosë një platformë te kryeministria këto ditë me anë të një proteste ku do kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut.

“Platforma para kryeministrisë ka 2 qëllime, kërkesën për largimin e Edi Ramës dhe zv.kryeministres. Ka njerëz që thonë duhen bërë te ministria e Energjitikës, jo ka ndërtesë si kryeministria që është dhe kryeministri dhe zv,kryeministri. Vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Ramës dhe ministres“, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protesta e radhës do jetë e fuqishme! I respektoj gazetarët, problemin e kam me pronarët tuaj

Pyetje: Keni një datë për protestën e radhës? Para apo pas zgjedhjeve në PD? Sali …