Një pyetje për të nderuarin Ambasador, Z. Gonzato!

Nga Tritan SHEHU

Përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi prej kësaj maxhorance të kryetarit të opozitës Berisha, a e konsideroni në perputhje me standartet e BE?!

Kjo edhe sepse në qendër të asaj pseudo akuze të krijuar është vendosur emri juaj.

  1. Berisha ne nje komunikim me gazetaret, jashte salles se Kuvendit ju kerkoi juve te benit publike cdo direktive te posacme, qe mund te kete Brukseli per ate ceshtje.

Ju akoma nuk jeni pergjigjur, ndersa maxhoranca nxiton te denoje Berishen, duke ringjallur Nenin 55 te diktatures per agjitacion e propagande.

Ne fakt dje ishte Ambasadorja e Frances qe konfirmoi se nuk egziston asgje e tille e vecante.

Une, edhe si ish Minister i Jashtem, gjykoj Z.Ambasador se jeni ju ai qe duhet te shpreheni.

Kjo dhe ngaqe kete rast e konsideroj nje shkelje te rende te demokracise, te drejtave te shprehjes, kerkeses se informacionit, aq me shume kur kemi te bejme me Kryetarin e opozites.

Ashtu si, prej momentit qe artificialisht eshte involvuar Parlamenti me nje vendim arbitrar, dhe nje shkelje te rende te parlamentarizmit, rregullores se Kuvendit, te drejtave te deputeteve.

Besoj se keto deformime te demokracise, ndesh me parimet e BE, mjaftojne ta bejne te nevojeshme nje prononcimin tuaj.

Qofte dhe per te korregjuar sado pak ate reagim te nxituar te Z. Kos nga Brukseli, qe sigurisht ne nxitim e siper dikush e kishte dizinformuar.

Gjykoj keshtu, se ne thelb kemi te bejme me nje tjeter simptom te degradimit te demokracise sone, tentativave per censure, keq perdorimit te Kuvendit…

Por dhe te emrit tuaj Z.Ambasador, nga ky rregjim.

About Redaksia

Check Also

Gjithnjë duke ia mbathur, gjithnjë në arrati…

Nga Iva V.GRILLO Sa herë është kohë “sihariqesh” apo mosmarrëveshjesh të mëdha, kryeministri i Shqipërisë …