“Rilindja” e Piktorit, si shkollë për trajnimin praktik të hajdutëve!

Nga Kim MEHMETI

Nëse do e vlerësoje ‘Rilindjen’ e Piktorit nëpërmjet funksionarëve të saj të burgosur, apo që janë të akuzuar për hajdutëri, del se parakusht që të jesh anëtarë i privilegjuar i saj është të jesh hajn.

Ndërkohë duket perverse, por del se është e vërtetë: sa më shumë që shtohet numri i hajdutëve të arrestuar të ‘Rilindjes’, aq më shumë rritet numri i mbështetësve të Piktorit.

Qe do te thotë se pjesa më e madhe e shqiptareve te mëmëdheut tonë duan qe hajdutët tua drejtojnë shtetin?!

Së fundmi, për hajdutëri është akuzuar edhe Bela, edhe një nga pasardhësit e shokëve më të ngushtë të Xhaxhit Enver, të cilët edhe dominojnë në qeverinë e ’Rilindjse’, e cila qeveri gjithnjë e më shumë i ngjanë një shkolle për trajnim praktikë te hajdutëve.

Dhe përderisa zbardhen bisedat e Belës ku ajo flet për ‘Palloshin e gjatë’ dhe kurvat, ‘Rilindësit’ dhe mediat që ata i kontrollojnë, i ka pllakosur heshtja mafioze.

Pra mediat dhe ‘Rilindësit’ nuk i komentojnë veprimet e Belës ashtu siç bënin gjatë arrestimit të drejtuesve opozitarë qe policia i zvarriti gjatë prangosjes, sikur të ishin krye kriminelët e Shqipërisë.

Po, qeveria e Piktorit për shumëçka të duket si shkollë për trajnimin praktikë të hajdutëve. Me çka Shqipëria shpërfaqet si vend i sunduar nga hajdutët

Si një vend ku s’ka si mos jenë më të shpeshta vrasjet se dasmat.

Dhe ku burrështetasit hajdutë pasurohen e qytetarët skamnorë dhe të pambrojtur nga askush ia hanë kokën njëri tjetrit.

About Redaksia

Check Also

Të gjithë duan të jenë nga pak Sali Berishë

Greta Beqiri Ka njerëz që hyjnë në politikë për një mandat, për një post, për …