Bardhi: Balluku një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mungesës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në komisionet parlamentare, ku duhej të prezantonte projektbuxhetin për vitin 2026.

Bardhi akuzoi Ballukun se i është shmangur raportimit në Kuvend në kundërshtim me rregulloren, duke theksuar se ajo “është e ndërgjegjshme që ka shkelur ligjin”.

Ai shtoi se mungesa e Ballukut tregon mungesë transparence dhe frikë nga llogaridhënia. Sipas tij, edhe zëvendësministrat nuk kanë pasur dijeni mbi vendndodhjen e saj.

Bardhi: Shpërndan paratë e qytetarëve të Shqipërisë, më të varfërve më Evropë për kompani të paracaktuara prej saj apo të paracaktuara pre Edi Ramës. Ju e dini, kategoria e njerëzve që i fshihen apo shkojnë në drejtim të paditur siç ka iku zonja, është kategoria e atyre që janë të ndërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin.

Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision. Të dy zv.ministrat, të pyetur se ku ndodhet ministrja, na thanë ka punë, nuk e dimë ku është. Ku dy vartësit e saj nuk e dinë çfarë pune ka ministrja, shqiptarët e marrin më mend, është mbyllur në zyrë dhe po paracakton se kujt do t’i jap tenderin e radhës. Për buxhetin duhet të jetë ministri, personi përgjegjës politik, sepse fondet nuk i jepen zv.ministrave është përgjegjësi e ministrit.

Një ministër që i fshihet Kuvendit, ne e dimë që është e pandehur, një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë.

Sot Shqipëria është vendi i vetëm në Rajon dhe në Europë që ka një zv.kryeministër dhe ministër që menaxhohen 60% të buxhetit të shteti, të marrë të pandehur nga SPAK për abuzim me detyrën, nuk do gjeni në asnjë vend tjetër. Në Maqedoni u largua ministri brenda 24 orësh.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Balluku i fshihet Kuvendit!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u …