Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se, opozita do të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të ministreshës dhe të Pirro Vengut, duke e konsideruar sjelljen e tyre përgjegjëse për dështimet e ndodhura në funksionimin e institucioneve dhe ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik.
“Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama.
Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më.
Natyrisht ne do kërkojmë…
Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.
Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin”, tha Berisha.
Gazeta RD