Berisha: Ne tani jemi hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për media tha se, Partia Demokratike është hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin dhe se deputetët dhe qytetarët do të angazhohen në çdo front të mundshëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të kundërshtuar vendimet e qeverisë.

“Do të jenë deputetë dhe qytetarë.

Natyrisht kjo është një kohë që PD është e detyruar të punojë njëkohësisht në shumë plane.

Ne do fillojmë tani takimet dhe analizat në çdo qelizë tonën.

Deputetët do të jenë edhe në platformë, edhe në komisione, edhe në parlament, do jenë edhe në takime me qytetarët.

Pra, cila do jetë skedula? Do bëhet dhe do të kombinohen me një fjalë.

Unë nuk mund të them se të gjithë deputetët do jenë aty, në rast se deputetët kanë takime të caktuara me elektoratin, përparësi absolute do kenë takimet me elektoratin dhe nuk mund t’u devijojnë.

Pra, ne tani jemi hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Regjimi-kartel droge/ Ja pse drejtori trafikant i burgut nuk u arrestua nga policia

Mjafton kjo foto e drejtorit trafikant droge të burgut të Rrogozhinës për të kuptuar se …