Berisha: Atentati në Rinas, provë që mafia dhe qeveria janë bërë një!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish me një deklaratë në rrjetet sociale pas ekzekutimit të Gilmando Danit dhe plagosjes së Shaljanit.

Berisha thekson se, atentatorët arritën të hynin dhe të dilnin nga zona pa asnjë pengesë, gjë që sipas tij nuk mund të jetë rastësi. Ai e cilëson këtë si një provë të qartë se në Shqipëri, qeveria dhe mafia kanë bashkuar forcat dhe veprojnë si një e vetme.

“Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Shaljanit ndodhën në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave. Atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi. Është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një!”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …