Merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person nën hetim për tentativën e hakërimit të SPAK.

Paraditen e sotme ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme. Agim Ismaili mbërriti i vetëm në organin e akuzës, ndërsa nuk bëri asnjë koment për mediat.

SPAK mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Sipas tyre, falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbeti i pacënuar.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …