Lideri i opozitës”, Sali Berisha u bëri thirrje gazetarëve në konferencën e mbajtur këtë të premte, që të bllokojnë numrin që përcjell njoftimet e SPAK, për arsye se nuk bëjnë gjë tjetër, veçse dezinformojnë.
“Është një gënjeshtër absolute.
Ato rojë janë njerëz të përgjegjshëm.
Këta janë njerëz të pafytyrë.
Janë njerëz të përgjegjshëm të cilët më kanë dorëzuar mua çdo lloj dokumenti që ka ardhur aty.
Dhe, kur organet gjyqësore kanë pasur, e kanë konsideruar të domosdoshme, i kanë dërguar me motoçikletë, me punonjës të policisë, gjykatës, etj, etj dhe nuk ka ndodhur kurrë kjo që thonë ata.
Shiko, bëju bllok atij numrit të tyre sepse e kanë agjenci mashtrimi.
Prandaj ju lutem shumë, bëjini bllok dhe report atij numrit, thuaju edhe kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën gjë sepse dezinformojnë…
…Emailin e hap çdo ditë. Nuk kanë dërguar asnjë.
Unë email nuk përdor dhe nuk kam email në parlament. Nuk përdor email në parlament.
Në qoftë se e kanë hapur dhe është, ato kanë rregulla komunikimi.
Nuk është emaili ajo që komunikon.
Posta ka rregulla, dorëzon njoftimin, firmos ai që merr njoftimin.
Duket se kanë nisur pas këtyre bisedave, kanë hapur ndonjë llogari emaili kastile për këtë punë.
Normalisht deputetët duhet të kenë llogari emaili, por unë nuk e kam përdorur kurrë”, tha Berisha.
Gazeta RD