Berisha: Edi Rama bën gjithçka me propagandën e tij për të mbuluar të vërtetën e narkoshtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama po përdor të gjithë makinerinë e propagandës për të mbuluar realitetin e narkoshtetit në Shqipëri.

“Tani jo vetëm nuk i shohin këto, por përkundrazi kanë inat shumë me Sali Berishën pse përdor termin narkoshtet, në një kohë kur ai përdoret universalisht sot.

Sepse në rast se pranohet e vërteta e narkoshtetit shqiptar, Edi Rama nuk mund të ketë figurë tjetër përveçse të nxirë.

Por Edi Rama bën gjithçka me propagandën e tij për të mbuluar të vërtetën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë/ Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Shqipëri?

Enio Jaço Kreu i sherbimit sekret shkarkohet dhe vihet nen arrest. Per lidhje me krimin …