Përse Rama po kërkon “azil politik” në BE?!

Nga Iva V.GRILLO

Në muajt e sidomos në javët e fundit është bërë e lexueshme që kryeministri shqiptar po kërkon një lloj “azili” politik në BE.

Sa më shumë që po artikulohet më hapur në median ndërkombëtare fakti se Shqipëria është një shtet ku nuk dallohet ndarja midis qeverisjes dhe krimit të organizuar, aq më përgjëruese duken thirrjet e kreut të qeverisë shqiptare për t’u pranuar nga BE si “derr në thes”…pa parë fare se ç’përmban thesi brënda.

Në një farë mënyre thirrjet e tij janë thirrjet e dikujt që bërtet: “jam i juaji, vetë më keni krehur bishtin…tani më shpëtoni”.

Narrativat si “dashnor” pa kushte i Evropës, “nxënësi” më i mirë i klasës ballkanike, gadishmëria për të bërë çmendurira veç t’a pranojnë si “dhëndër, etj…janë narrativa që i kemi dëgjuar prej kohësh, por ato janë intensifikuar shumë në muajt e fundit.

Pas ndryshimeve tektonike politike ndërkombëtare, Rama, si një matrapaz politik që është, pati momente që dukej qartë se nuk dinte nga t’ia mbante… ai përdori gjithë aftësinë e tij për të bërë “biznes” (lexo allishverishe) , duke dashur t’a mbajë mirë me të gjithë aktorët ndërkombëtarë… dhe me siguri këtë gjë vazhdon t’a bëjë duke ofruar favore e llokma Shqipërie siç ka bërë në të shkuarën.

Gjithsesi kohët e fundit vihet re një parehati e madhe dhe përpjekje të ethshme për t’u pozicionuar dhe mbrojtur nga BE-ja si “golden boy” (djali i artë) i procesit të zgjerimit të BE-së…

Kjo nuk besoj se vjen vetëm prej skandaleve të brendshme të cilat kanë vite që i plasin në mënyrë të rregullt dhe që çuditërisht nuk i kanë krijuar asnjë problem me burokracinë e BE-së.

Duket se pasiguria dhe parehatia e tij vjen nga faktorë të tjerë, përtej BE-së …faktorë që ai ka frikë se nuk i kontrollon dot.

Sa më shumë etiketohet Shqipëria si narkoshtet në mediat e kancelaritë ndërkombëtare, aq më shumë kryeministri i Shqipërisë i kujton BE-së se ai është pjesë e klubit të saj dhe nëse do t’a pësojë ai, do t’a pësojnë dhe “vlerat europiane”…prandaj BE duhet t’a mbrojë atë, siç do të mbronte veten…etj,etj.

Veç një frikë e pasiguri e madhe lidhur me pozicionin e vet ndërkombëtar ligjor dhe politik, e shtyn kryeministrin shqiptar që t’i qaset qarqeve të caktuara me këtë përgjërim dhe me rikujtesën/kërcënimin se ai është pak a shumë krijesë e tyre.

A do të jetë BE-ja streha e fundit e Edi Ramës duke vazhduar t’i japë “azil politik” e mbrojtje një kryeministri super te korruptuar , i cili jo rastësisht është edhe kreu i narkoshtetit të parë në zemër të Evropës?!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "EU-Wester Kester Rama i gjunjëzohet Melonit: Nuk duam as vote, as veto, vetëm na fusni ne BE 16:30 13/11/25 Koha e leximit: 1 min AA"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "LAPSI.al Europian. Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi ithtarë anatike vlerës europiane, nuk kemi ısnjë mendje të vendosim veton, jemi gati nënshkruajmë mund të ërfaqesohemi nga komisari europian kemi dy komisarë ishte shumë jëjtën vend pasi ne deruar dhe mirënjohës për gjithë sap ëjmë sëbashku dhe për këtë mikpritje ıshtëzakonshme. Nuk kam pare shumë jëra historike në NATO por këtu sot ëshi jë ditë historike. Me këtë nivel iikpritjeje në këtë pallat kaq bukur ëtë atmosferë kaq bukur, nuk keni onkurent", tha ai."

About Redaksia

Check Also

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

Nga Kim MEHMETI ‘Shqipritë’ tona shenjë njohëse kanë popullin e varfër dhe politikanët e pasur. Pra …