“21 Janari”/ Berisha: Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se nuk ka dijeni për ndonjë server të Kryeministrisë për vëzhgimin e ngjarjeve të 21 janarit. Ai tha se, nëse Garda ka pasur ndonjë server në Kryeministri, kjo është çështje e tyre, pasi ata kanë përgjegjësi për sigurinë në institucionet shtetërore.
Berisha theksoi se, çështja e 21 janarit është hetuar plotësisht dhe janë dhënë dënime përkatëse, duke nënvizuar se nuk është thirrur asnjëherë nga autoritetet për të dhënë dëshmi.
“Nuk kam asnjë dijeni për këtë.
Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin.
Në qoftë se Garda ka pasur serverin aty, është punë tjetër.
Garda në kryeministri, në presidencë, në ministritë, kudo ka një zyrë të veten sepse ata kanë përsipër sigurinë.
Çfarë mbajnë aty, është punë e tyre.
Çfarë ka ndodhur është hetuar.
Është një hetim i plotë, i bërë për vite dhe ka dënime përkatëse.
Kështu që unë nuk jam thirrur asnjëherë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“U mbush kupa, Rama ik”! Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së …