Berisha: Amnistia e krimit elektoral është atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK hodhi akuza ndaj Dumanit dhe institucioneve të drejtësisë.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se, veprimet e Altin “Troplinit” dhe proceset që lidhen me amnistinë e krimeve zgjedhore përbëjnë, sipas tij, një “krim antikushtetues” dhe një “atentat ndaj themelit të rendit demokratik dhe pluralizmit në vend”.

“Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini.

Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …