Berisha: Qëndrimi i narkoshtetit të Edi Ramës kulmoi këtë javë me mbylljen de facto të narkoparlamentit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën qytetare para kryeministrisë, ka akuzuar Edi Rama dhe mazhorancën se kanë mbyllur de facto Parlamentin shqiptar, duke e cilësuar atë ‘narkoparlament’ dhe ‘instrument të një narkoshteti që ka frikë nga fjala e opozitës’.

Ai deklaroi se kjo javë ka shënuar ‘kulmin e degradimit të shtetit’, me skandale të mëdha financiare, përplasje bandash dhe bllokimin sistematik të debatit parlamentar.

“Miqtë e mi, po të ndalemi vetëm këtë javë, nuk javë që paraqet më qartë fytyrën e urryer të narkoshtetit shqiptar.

Gjatë kësaj jave, skandalet më të mëdha, vjedhja nga Rama-Lubia  90 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.

Vjedhja e 140 milionë eurove në aeroportin e Vlorës.

Vjedhja e qindra milionë eurove në porte, rrugë dhe vepra të tjera.

Kjo javë faktoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkatërrohet, po shkërmoqet dhe nuk pret asgjë tjetër vetëm vrullin tonë, zemërimin tonë, vendimin tonë për ta fshirë nga historia.

Po këtë javë, në vendin më të sigurt, të supozuar, masakra kur bandat e qeverisë likuidojnë banda të tjera të qeverisë.

Por, ajo që kulmoi në qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja de facto e narkoparlamentit.

Edi Rama dhe banda e tij, të dalë nga dhunimi i votës, të dalë nga grabitja e votës, të dalë nga paratë e drogës, nga aferat më të mëdha korruptive, kanë frikë dhe tmerr nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament.

Ndaj dhe ata zgjodhën për t’u mbrojtur ndaj jush, të vendosin terrin, të vendosin bllokimin, të vendosin errësirën.

Në 10 seanca parlamentare si kurrë ndonjëherë në histori në asnjë vend, opozita u lejua të debatojë vetëm në një seancë.

Në 10 seanca parlamentare, qeveria e përbërë nga individë të lidhur këmbë e krye me krimin, e përbërë nga Lubira e të tjerë, u votua për 28 minuta, për të treguar se ai ka frikë, tmerr nga ju. Se ajo nuk del sot para jush.

Në 10 seanca, u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve, të cilat janë faktuar një farsë elektorale tashmë jo vetëm nga PD dhe opozita, por nga mbarë komuniteti ndërkombëtar.

U hodh poshtë kërkesa për komisionin McGonigal, sepse Edi Rama është po aq fajtor, po aq i korruptuar sa McGonigal.

U hodh poshtë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, e cila duhej t’u shpjegonte shqiptarëve pse mbeten në kthetrat e vdekjes të sëmurët tanë me sëmundje të rënda, malinje, për shkak të ilaçeve.

Zgjidhja ishte të votohej në përmbysje të Kushtetutës, që ajo nuk mund të bënte interpelancën.

Dhe dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem që do ta kishte lakmi çdo njeri i pashpirt dhe çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para.

A ka krim më të shëmtuar se të pohosh këtë?

Sigurisht që para kishte dhe jo aq sa kërkonin ata, por u garantoj ju edhe 10 herë më shumë. Asnjë vështirësi.

Dhe nuk ka vend në Europë as Afrikë ku ato të mungojnë. Dhe se mungesa e atyre ilaçeve përbën krim të vërtetë.

Por paratë i përdor Edi Rama për t’i depozituar në bankat offshore.

Paratë i rrëmben për t’i transportuar me aeroplanin e tij në dispozicion.

Paratë i përdor për të udhëtuar me avion taksi 22 milionë euro.

Për të ndërtuar këtu pas kryeministrisë Kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij dhe për të vjedhur bashkë me autorin e tij.

Paratë i përdor për të blerë vetura superluksoze dhe super të kushtueshme. Shishe vere 34 mijë euro.

Paratë i transporton ai me avionin e tij.

Natyrisht për të sëmurët nuk mbeten para.

Për të sëmurët mbetet dënimi i asaj sëmundje.

Dhe siç e dëgjuat, duke iu drejtuar këtyre të sëmurëve, u thotë se unë kam edhe eksperiencë të hidhur personale

Tani do i them këtu, nuk ka pafytyrësi më të madhe se kjo që bëre ti. Se ajo eksperienca personale që ke ti, dhe unë uroj ta kalojë me sukses të plotë, ka marrë çdo mjekim që ekziston mbi botë.

Kurse ata ishin të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe. Dhe ka pafytyrësi të thuash se ke eksperiencë personale.

Ke pafytyrësi personale, pamëshirësi të plotë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim kombëtar në prag të protestës …