Gjekmarkaj: Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Përjashtuat Berishën sepse keni frikë nga të vërtetat e tij!

Nënkryetari i PD, Agron  Gjekmarkaj ka ngritur zërin në Konferencën e Kryetarëve lidhur me përjashtimin e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga seanca plenare.

Gjekmarkaj deklaroi se përjashtimi është “një rast i paprecedentë” duke argumentuar se vendimi nuk lidhej me sjelljen brenda sallës por se mazhoranca ka frikë nga fjala e Sali Berishës dhe kërkon t’i shmangni debatit pasi kanë frikë nga të vërtetat që ai thotë.
Gjekmarkaj tha se Maxhoranca po e trajton kuvendin si ‘bahçe personale’. Madje ndryshe nga Kuvendi ‘edhe një kovaçhane punon mbi rregulla’

“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë!

Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë” tha ai.

Vendimi i Partisë Socialiste për përjashtimin e kryetarit të PD, Sali Berisha, u mor më 11 nentor, pas komenteve të tij mbi deklaratat e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, lidhur me miratimin e ligjit për barazinë gjinore. Për PD-në  ky është akt anti-kushtetuese që synon të censurojnë dhe frikësojnë të vërtetën.

Konferenca e kryetarëve është mbledhur sot paradite për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë për miratimin e minimumit jetik në Shqipëri”.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …