“Mocion për minimumin jetik”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë të vjetra?!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një dalje për mediat ironizoi deklaratat e Ballës, që ky i fundit bëri sot me gazetarët.

“Profesori akademiku, Taulant Balla kishte marrë punën për të mësuar gazetarët se si të bënin punën e tyre. Ja, i detyruar që të them se maxhoranca po tenton që të asgjësojë pluralizmin në Kuvend. Në kërkuam një mocion me debat për përcaktimin e minimumit jetik për shqiptarët. Në këtë projektbuxhet cënohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për përcaktimin me ligj të minimumit jetik.

Masa e ndihmës për personat e papunë, apo ndihma ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është 40 mijë lekë të vjetra. Zoti Balla do të duhet t’u shpjegoj shqiptarëve; a mund të jetojë zoti Balla me 40 mijë lekë të vjetra. Që të paguaj të gjitha detyrimet, për ujin, energjinë apo ngrohej, apo për ushqim për fëmijët e tyre me këtë ndihmë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Ish-gazetari i VOA për protestën/ Ikonomi: “Një njeri i vetëm po mban peng një popull”

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka reaguar për protestat që po zhvillohen prej ditësh në …