Protesta/ Sot në ora 18:00 tek kryeministria!

Partia Demokratike ka thirrur ditën e  sotme një protest të madhe para kryeministrisë.

Tubimi i opozitës cili pritet të nisë në orën 18:00, do të bëjë bashkë qytetarët për të protestuar ndaj aferave korruptive të qeverisë Rama, përfshirë më të fundit nën hetim, atë të Tunelit të Llogarasë.

Nën moton ‘Protesto’, PD fton qytetarët që t’u bashkohen  demokratëve më 17 nëntor, ora 18.00 përpara kryeministrisë, në atë që e konsiderojnë si ‘folenë’ e krimit dhe korrupsionit, ku ndahen pazaret me aferat më të rënda korruptive, që rëndojnë  familjet dhe xhepat e të gjithë shqiptarëve.

Image

‘Për familjen, për ekonominë dhe për demokracinë’, është ftesa që PD u bën shqiptarëve për t’u tubuar kundër narko-qeverisë që mban peng Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Thirrjes së PD për reagim qytetar, i janë bashkuar shumica e partive opozita në vend por edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik:

“Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkroi Berisha dje në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …