Kullë-hotel brenda QSUT/ Spahia: Nuk pranojnë interpelancë, mbrojnë aferat e pafundme të qeverisë…

Deputeti i PD, Bardh Spahia gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë, ka denoncuar ndërtimin e kullës hotel brenda QSUT, ministrja dhe gjithë drejtuesit e Shëndetësisë zihen ngushtë, mbyllin gojën dhe nuk japin përgjigje.

Reagimi i Bardh Spahisë

Nuk pranojnë interpelancë dhe as mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik. Nuk japin llogari për mungesë ilaçesh dhe shërbimesh.

Omerta është i vetmi kod që njohin dhe mbyllin gojën dhe bëjnë të paditurin sa herë flitet për shpenzime dhe afera të dyshimta. Qartësisht siç shihet dhe me figurë dhe fatkeqësisht, përfaqësuesit e mazhorancës në komision dhe kudo nuk janë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, por të aferave të pafundme që përfshijnë qeverinë.

About Redaksia

Check Also

Ramës, ose kontrollojani “mallin”, ose çojeni për ta vizituar!

Nga Bujar Leskaj Kryetari i sektit Rama që për fat të keq është dhe kryeministri …