Ligji për Barazinë Gjinore/ Boçi nxjerr procesverbalin: Keni manipuluar votat!

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën se ka falsifikuar procesverbalin e votave për ligjin e barazisë gjinore në Kuvend.

Boçi ka nxjerrë procesverbalin teksa tha se shumë deputetë të Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm në sallë dhe në procesverbal janë llogaritur sikur kanë votuar kundër.

Ai tha se Partia Demokratike ka qenë në unison kundër këtij ligji, ndërsa theksoi se kjo nuk është rastësi, por sipas tij është e qëllimshme.

“Po i referohem proces verbalit për votimin që është bërë për ligjin për barazinë gjinore. Këtu thuhet që kanë qenë të pranishëm 135 deputetë, pro 77, kundër 36 dhe kanë marrë pjesë në votim 113, të pranishëm që nuk kanë votuar janë 22. Ky procesverbal është i falsifikuar. Të pranishëm nga deputetët e PD kanë qenë 36 dhe në unison kanë votuar kundër. Ju furnizoni mediat me dokumente të falsifikuara.

Jozefina Topalli nuk ka qenë prezente dhe e keni shënuyar nuk votoi. Ina Zhupa nuk ka qenë dhe e keni shënuar votoi. Madje, Gaz Bardhi ka qenë i përjashtuar nga ju dhe në procesverbal është shënuar që nuk ka votuar. Kjo nuk është rastësi, kjo është e qëllimshme. Nuk e di sa herë ka ndodhur kjo histori në ligje sensitive”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim kombëtar në prag të protestës …