Turp, pa turp!/ Gazetari grek: Rama bën gjithçka për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës!

Një postim i gazetarit grek Aleksandros Zioulis ka vënë në qendër të kritikave kryeministrin shqiptar Edi Rama, këtë herë për sjelljen e tij gjatë një takimi në Bruksel.

Zioulis publikoi një foto ku Rama shfaqet duke puthur me pasion zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, një imazh që gazetari e interpreton si të papërshtatshëm dhe të turpshëm për diplomacinë greke.

Zioulis e shoqëroi foton me një reagim të ashpër, duke e cilësuar sjelljen e Ramës si të ekzagjeruar dhe të pavend për një forum diplomatik.

Gazetari e përdori këtë rast edhe për të kritikuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Ramës, duke përmendur figura të huaja që ai shprehet se kryeministri shqiptar i ka afruar për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës.

Postimi i gazetarit Zioulis

Turp, pa turp!

Zv/ministrja e punëve të jashtme Alexandra Papadopoulou, në puthje dhe dashuri me Anthellenicin Edi Rama dje në Bruksel!

Turpi dhe rënia e politikës greke!

P.S. Edi Rama dihet se ka blerë shumë figura publike në SHBA dhe Europë për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës!

Rama ka blerë dhe më pas ka emëruar si të ashtuquajturit “këshilltarë” të korruptuar dhe tani të dënuar shefin e Auditit të Brendshëm të FBI-së New York McGonigal, eurodeputetin e korruptuar gjerman Anthellenik Knut Fleckenstein, i cili pasi nuk u rizgjodh eurodeputet e emëroi si “këshilltar” të qeverisë së tij, ai ka bashkëpunëtor fshiu ish deputeti i Merkel Mark Haupman, britaniku i “famshem” Tony Blair, i korruptuari dhe i krimit te organizuar ish shefi i sherbimit sekret te Rumanise Florian Coldea, e shume te tjere!

Personalisht, NUK habitem nëse një ditë e shoh Alexandra Papadopoulou në ndonjë listë të “këshilltarëve” të Ramës…

Deri atëherë ND dhe qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, le të marrin masat e nevojshme për të mos u ekspozuar!
Aleksandër Zoulis

About Redaksia

Check Also

Bizneset protestojnë para bashkisë Durrës: 6 vite pas tërmetit, ende kemi ngelur rrugëve!

Disa përfaqësues të bizneseve në Durrës kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së qytetit. …