Edhe Marta Kos shkon në Kryeministri/ Komplikohet situata

Rama po zhvillon një takim me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, në ambientet e Kryeministrisë, raporton A2 CNN.

Ndërkohë, në media është raportuar se prej disa orësh se Rama ndodhet në takim me Belinda Ballukun, e cila pas komunikimit të masave nga GJKKO u paraqit menjëherë në Kryeministri, ndoshta për të gjetur zgjidhje ose edhe për të kërkuar llogari nga shefi i saj.

Ajo është parë duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë rreth orës 12,  nuk dihet nëse ajo është larguar, apo po pret të rifillojë diskutimin me Ramën.

Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme  për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro. Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …