Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme! Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarje të Kuvendit pas takimit me liderët e partive

Veprimi i Osmanit vjen pasi mandatari i dytë Glauk Konjufca dështoi të formojë qeverinë.

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me liderët e partive për të caktuar datën e zgjedhjeve. Veprimi i Osmanit vjen pasi mandatari i dytë Glauk Konjufca dështoi ta formojë qeverinë.

Partitë më të mëdha politike shqiptare nuk kanë arritur konsensus për një mori çështjesh prej mbajtjes së procesit zgjedhor dhe për pasojë proceset janë zvarritur deri më tani.

Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Deri më tani, si datë e mundshme është përmendur 28 dhjetori, edhe për shkak të pranisë së madhe të diasporës në Kosovë.

Por, për njohësit e çështjeve politike, kjo datë është shume e vonshme, pasi ka rrezik që procesin zgjedhor të mos e monitorojë faktori ndërkombëtar, meqë një pjesë e botës është në kohë festash atëherë.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …