Lubonja: SPAK të tregojë sa prej 50 mln eurove ka marrë Rama, sa Balluku dhe sa kanë shkuar për fushatë?

Analisti Fatos Lubonja thotë se, vendimi i GJKKO-së për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk mjafton sa kohë nuk ka ndëshkim për të gjithë rrethin e krimit të paprekur nga SPAK.

Lubonja, në Neës24 tha se, vendimi i sotëm i GJKKO ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë ka pas saj. A është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare? A është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë?”, u shpreh Lubonja.

Lubonja: Është një goditje që tregon se është një zhveshje e sistemit por pikëpyetje e madhe që ngrihet është kjo, cfarë ka pas. Është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare, është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë. Ai që quhet sistem ku kam parasysh të gjithë rrethin e krimit, ai nuk është prekur nga SPAK.

Pyetja e madhe që ngrihet është ky 50 mln euro ku kanë shkuar, sa prej tyre ka futur në xhep, Balluku apo Rama dhe sa kanë shkuar për fushatën elektorale. Sistemi i vjedhjes, thonë pabarazi në tendera, ku kanë shkuar?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim kombëtar në prag të protestës …